Events SlideShow — 09/ 11/ 2011
Raiffeisen Bank sponsorizon Misionin e Këshillit të Biznesit Kanada-Shqipëri në Tiranë

Raiffeisen Bank ne Shqipëri ishte një nga sponsorat e Misionit të Këshillit të Biznesit Kanada-Shqipëri në Tiranë. Ky aktivitet u organizua në datat 1 dhe 2 Nëntor në Hotel Tirana International. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte të promovonte tregetinë dhe investimet e dyanshme midis Kanadasë dhe Shqipërise.

Në kete event ishin të ftuar përfaqësues të biznesit nga të dy vendet si edhe personalitete shqiptare. Gjatë fjalimeve të mbajtura u diskutua rreth mundësive për të promovuar dhe lehtësuar tregtinë të dyanshme ndërmjet Kanadasë dhe Shqipërise, rritjen e informimit brenda Kanadasë për mundësite e të bërit biznes në Shqiperi, etj.

Këshilltarja e Kryeministrit Shqiptar për Ekonomine Suzana Guxholli, Zëvëndes Ministri i Teknologjise, Visho Lika dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencise Shqiptare për Zhvillimin e Investimeve, Eneida Guria bëne një pamje të përgjithshme të klimës ekonomike shqiptare dhe ftuan te gjithë biznesmenet Kanadezë të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri.

Raiffeisen Bank në Shqipëri u përfaqësua në këtë event nga Zëvëndës Kryetari I Bordit Drejtues të Raiffeisen Bank, Z. Alexander Zsolnai. “Ne besuam tek Shqipëria në vitin 2004, dhe tani kemi provat që kishim të drejtë. Raiffeisen Bank International është një pionier në Evropën Qëndrore dhe Lindore, eksperienca jonë nuk na ka zhgënjyer kurrë dhe sot Raiffeisen është aktualisht pjesë e vendit. Shqipëria ka bërë progres të madh. Eshtë i vetmi vend në Evropën Juglindore me një zhvillim të qëndrueshëm, me një monedhë të fortë me një normë relativisht të ulët interesi dhe me një inflacion të ulët për një treg në zhvillim, ndërkohë që pjesa tjetër e Evropës po përballet me vështirësi”, tha Z. Zsolnai gjate fjales te tij.

link: http://www.raiffeisen.al/default.aspx?id=199&idd=388&iddd=&idjadok=1786

Artikuj te ngjashem

Share

(1) Koment

  1. Interesante eshte te na thoni kush organizoi event dhe cfare kanalesh komunikimi ose activitetesh u ndermoren. Gjithashtu do ishte me vend te nenvizonit nese kjo eshte pjese e nje strtegjie me te shtruar te bankes. Ose nese banka ka nje pr strategy ose thjeshte nje plan..apo thjeshte merr iniciativa duke u bazuar tek se si eshte koha sot!!! Lame!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>